Aplikues dhe përfitues sipas programeve të strehimit

Numri i aplikuesve dhe përfituesve sipas programeve sociale të raportuara nga Drejtoria e Strehimit Social. Subvencionimi i interesave të kredisë është një program i ri strehimi i miratuar me VKB Nr.20, datë 20.02.2017. Në Gjashtëmujorin II 2016, përveç 176 përfituesve të Banesave Sociale me Qira janë edhe 104 përfitues të tjerë në listë pritje. Për vitin 2017 janë raportuar vetëm përfituesit e programit "Bonus Strehimi". Gjatë Gjashtëmujorit I 2018, Bashkia e Tiranës ka ende në proçes Fazën 2 të programit "Subvencionimi i interesave të kredisë" . Shifra në kategorinë "Subvencionimi i interesave të kredisë–Faza 1"është e njëjtë me Gjashtëmujorin I 2018 pasi faza e parë e aplikimit është kryer gjatë periudhës Prill-Maj 2018. Sqarojmë se shifra në Gjatëmujorin e dytë 2020 "Subvencionimi i interesave të kredisë – Faza 1" tregon vlerën në total ku 354 familje fituese dhe 494 familje fituese me kusht deri në plotësimin e plotë të dokumentacionit. Në muajin Dhjetor 2021 kanë nisur aplikimet për Subvencionimin e Interesave të Kredisë .

Të dhënat dhe burimet

Informacion shtesë

Fusha Vlera
Ndryshuar së fundmi Mars 18, 2024, 03:03 (PDT)
U krijua Mars 30, 2022, 01:58 (PDT)