Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve

Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve, është një njësi ekonomike administrative e mirërritjes, zhvillimit dhe edukimit të fëmijëve në varësi të Bashkisë së Tiranës. Misioni kryesor është veprimi në emër të të drejtave dhe mirëqenies së të gjithë fëmijëve, duke përmirësuar cilësinë e jetës së tyre, duke siguruar shëndetin fizik e mendor dhe edukimin e zhvillimin e gjithanshëm të tyre.