Fëmijë në çerdhe e kopshte që rimbursohen 100% nga Bashkia

Numri i fëmijëve në çerdhet dhe kopshtet publike të Tiranës, të cilëve u rimbursohet fatura në masën 100% nga Bashkia sipas kategorive sociale të cilës i përkasin. Që prej muajit Maj 2018 me Vendim të Këshillit Bashkiak Nr 40, datë 29.03.2018 kategoritë sociale përfituese të rimbursimit nga Bashkia kanë pësuar disa ndryshime. Konkretisht, nuk do të ketë më rimbursim në masën 100% për kategorinë “Fëmija i tretë që përfiton ulje”. Kategoritë “Nëna-vajza” dhe “Gra kryefamiljare” janë zëvendësuar me kategoritë “Fëmijët e familjeve mono prindërore, ku kujdestari ligjor e ka pagën në/nën nivelin e pagës minimale të miratuar me aktin nënligjor përkatës” dhe “Fëmijët e familjeve, ku kujdestari ligjor i fëmijës, është i divorcuar ose i ve,(sipas certifikatës së gjendjes familjare), por që është në/nën pagën minimale në shkallë, vërtetuar me dokumentacionin përkatës”. Janë shtuar kategoritë: “Fëmijë me statusin e jetimit” dhe “Fëmijë të familjeve ku kujdestari ligjor ka statusin e jetimit”. Të dhënat raportohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve(QEZHEF).

Të dhënat dhe burimet

Informacion shtesë

Fusha Vlera
Burimi Fëmijë në çerdhe dhe kopshte që rimbursohen 100% nga Bashkia, 2016-2021.ods
Ndryshuar së fundmi Prill 17, 2024, 02:48 (PDT)
U krijua Qershor 2, 2021, 02:12 (PDT)